Telegrafi

Gen thotë “Ajaj” në projektin e ri të tij

Reperi i ri i skenës, Gen, ka publikuar projektin e ri të tij.

Kënga titulohet “Ajaj” dhe është një projekt që mund të pritet mirë nga publiku.

Muzika është punuar nga Prygo në Royal Music Group, kurse artisti është pjesë e Mish Mash Entertainment që drejtohet nga Blero dhe Argjir Regja.

Videoklipi është punuar nga XL Films.

Gen pritet që së shpejti të publikojë edhe bashkëpunime të reja, ku nuk përfshihet edhe ndonjë bashkëpunim me Bleron dhe Ukin, këngëtarin tjetër atraktiv të lidhur me Royal Music Group dhe producentin Prygo. /Telegrafi/