Milani thuhet se ka përgatitur një kontratë tre-vjeçare për Pepe Reinan, por asnjë marrëveshje nuk pritet të bëhet publike deri në fund të sezonit.
Sipas Gazzetta dello Sport, as joshja e një marrëveshjeje afatgjate me Milanin nuk mund të “shkëpusë Reinan nga angazhimi i tij i tanishëm” për të ndihmuar Napolin të fitojë Scudetton.
Gazeta shpjegon se Napoli është i gatshëm të lejojë që portieri të largohet kur kontrata e tij të skadojë në qershor pasi ata duan dikë më të ri, pasi ai mbush 36 vjet më vonë këtë vit.
Kjo ka alarmuar drejtuesit e Milanit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli për të kontaktuar Jorge Mendes, i cili përfaqëson Reinan.
Sipas këtij mediumi spanjoll agjenti i njohur i ka garantuar drejtuesit e Rossonerëve për pranimin e ofertës nga spanjolli.
Kjo vjen në mes të pasigurisë që rrethon të ardhmen e Gianluigi Donnarummas në San Siro dhe pasi veterani i tha bashkëlojtarëve të tij se ai do të largohet në fund të sezonit.
“Futbolli do të më dërgoj diku tjetër”, kishte thënë fillimisht Reina në organizimin e ditëlindjes së vajzës së tij.
“Ky është sezoni im i fundit në Napoli. Në futbollin që tani funksionon: sot jeni këtu, nesër diku tjetër”, përfundonte spanjolli. /Telegrafi/