Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe është duke planifikuar një rikthim te Juventusi – bëjnë të ditur mediat italiane.
Ka kohë që po spekulohet se francezi mund të largohet nga Old Traffordi për shkak të prishjes së raporteve me Jose Mourinhon.
Mesfushori, i cili u rikthye te Djajtë e Kuq në verën e vitit 2016 nga Zonja e Vjetër, është lidhur me një rikthim në drejtim të kundërt.
Barcelona është skuadra që mund t’i konkurrojë Juves, pasi ka kohë që po e përcjell 25-vjeçarin.
Katalunasit ishin përpjekur ta transferonin gjatë verës, mirëpo marrëveshja dështoi për shkak të kushteve personale të lojtarit.
Për shkak të problemeve te Unitedi, Pogbas u shkarkua nga pozita e zëvendëskapitenit, ndërsa Corriere dello Sport raporton se ai u ka thënë ish-bashkëlojtarëve të Juves se dëshiron të kthehet.
Sipas gazetës italiane, klubi italian shpreson që t’i shfrytëzojë mosmarrëveshjes e lojtarit me Unitedin, në përpjekje për ta kthyer në Torino. /Telegrafi/