Gazetarja ruse, Marina Ovsyanikova, e cila u ndëshkua dhe u lirua pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë në një emision të drejtpërdrejtë televiziv, thotë se ndihet si një ukrainase dhe do të ndryshojë mbiemrin.
Marina Ovsyanikova, e cila thotë se babai i saj është ukrainas, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale lëvizjen e saj të ardhshme.
“Unë nuk jam një ‘ruse e mirë’, jam ukrainase. Në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin Ovsjanikov në Tkachuk”, ka shkruar ajo.
Ish-redaktorja e Kanalit të Parë nën kontrollin e shtetit rus, u arrestua në muajin mars në Rusi pasi protestoi live duke mbajtur mbishkrimin “jo luftës”.
Ndryshe, ajo më pas ajo emigroi për në shtetin e Gjermanisë. /Telegrafi/