Punonjësja e televizionit shtetëror rus, e cila organizoi një protestë kundër luftës në një program të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmë është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar”, një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 30,000 rubla (200 £), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg.
Supozohet se gazetarja nuk po akuzohet sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.
Марина Овсянникова в Останкинском районом суде. С ней адвокат Антон Гашинский. pic.twitter.com/b1wPyy4BJ1
— Соболь Любовь (@SobolLubov) March 15, 2022
Më herët u raportua se avokatët e Ovsyannikova “nuk ishin në gjendje ta gjenin atë”, por një foto që qarkullon në rrjetet sociale duket se e tregon atë në gjykatë me një avokat. /Telegrafi/