Telegrafi

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi në Leposaviq u qëllua me gurë në kokë

Gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit në Leposaviq, të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq.

Lexo po ashtu Policia: Nëntë gazetarë janë sulmuar në Leposaviq, disa kanë marrë tretman mjekësor

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u bën thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme. /Telegrafi/