Site icon Telegrafi

Gazetarja dhe kameramani i IndeksOnline sulmohen nga protestuesit në Leposaviq  

Ekipi i portalit IndeksOnline i përbërë nga gazetarja, Laura Kerolli, dhe kameramani, Ardijan Shala, janë sulmuar fizikisht sot në Leposaviq.

Kerolli dhe Shala kanë marrë lëndime trupore, ndërsa po ndiqeshin dhe sulmoheshin nga protestues serbë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, deri tani në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, janë raportuar pesë raste të sulmeve fizike në drejtim në ekipeve të mediave shqip-folëse.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve gazetarë që ta prioritizojnë mirëqenien e tyre.

Lexo po ashtu Policia: Nëntë gazetarë janë sulmuar në Leposaviq, disa kanë marrë tretman mjekësor

Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/

Exit mobile version