Telegrafi

Gazetari zbulon prejardhjen arbëreshe të De Biasit, trajneri një herë e mohon pastaj thotë se ‘e dija që jam shqiptar’  

Trajneri Gianni De Biasi as nuk e ka mohuar as pohuar prejardhjen e tij arbëreshe.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel.

Gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biasit.

Lexo po ashtu De Biasi në mbrojtje të Panuccit: Bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion

Marin Mema tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Pescaras, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biasi.

Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi nuk ka informacion.

Por, më pas, u shpreh duke qeshur: “E dija që isha shqiptar”.

Ndryshe, De Biasi është trajneri i cili bëri ëndrrën realitet që Shqipëria të kualifikohet në një kampionat evropian apo botëror.

Kjo pasi Shqipëria ishte pjesë e ‘Euro 2016’ të mbajtur në Francë.