Telegrafi

Gazetari ukrainas publikon pamjet që tregojnë se si dukej furnizimi me armë dhe tërheqja e të plagosurve nga Azovstali

Gazetari ukrainas Yuriy Butusov ka publikuar dokumentarin për një prej misioneve më të komplikuara dhe të rrezikshme në tërë luftën e Ukrainës – përkatësisht furnizimi i luftëtarëve të batalionit Azov dhe këmbësorinë ukrainase si dhe tërheqja e ushtarëve të plagosur pak para rrethimit të fabrikës Azovstal nga forcat ruse.

Ky gazetar ukrainas ishte pjesë e një “turi” të flotës së helikopterëve Mi-8 të ushtrisë së Ukrainës, nga ku filmoi qytetin e Mariupolit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Inteligjenca britanike: Ukrainasit shkatërrojnë me raketat Harpoon, anijen ruse

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet se bëhet fjalë për fillimin e luftës – pra në fillim të marsit.

Në “trajlerin” e publikuar shihen pamjet para fluturimit, gjatë dhe mbi Mariupol, përkatësisht zbritja e ushtarëve ukrainase që u dërguan në Mariupol si përforcim të batalionit Azov në fabrikën e çelikut Azovstal. /Telegrafi/