Gazetari ukrainas Yuriy Butusov ka publikuar dokumentarin për një prej misioneve më të komplikuara dhe të rrezikshme në tërë luftën e Ukrainës – përkatësisht furnizimi i luftëtarëve të batalionit Azov dhe këmbësorinë ukrainase si dhe tërheqja e ushtarëve të plagosur pak para rrethimit të fabrikës Azovstal nga forcat ruse.
Ky gazetar ukrainas ishte pjesë e një “turi” të flotës së helikopterëve Mi-8 të ushtrisë së Ukrainës, nga ku filmoi qytetin e Mariupolit, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet se bëhet fjalë për fillimin e luftës – pra në fillim të marsit.
Në “trajlerin” e publikuar shihen pamjet para fluturimit, gjatë dhe mbi Mariupol, përkatësisht zbritja e ushtarëve ukrainase që u dërguan në Mariupol si përforcim të batalionit Azov në fabrikën e çelikut Azovstal. /Telegrafi/
Ukrainian journalist Yuriy Butusov published a documentary about the most riskiest and complicated mission of the whole war in Ukraine – delivery of supplies, weapons and troops into besieged Mariupol via helicopters. pic.twitter.com/UGNneXxGI2
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) June 20, 2022