Telegrafi

Ish-gazetari serb kërcënon se të premten do të vetëvritet në Prishtinë

Ish-gazetari serb nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhoviq, po kërcënon se këtë të premte do të bëj vetëvrasje te rrethi i madh në hyrje të Prishtinës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bozovic ka bërë të ditur se një vendim të tillë e ka marrë pasi e kanë larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

“Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”, i ka shkruar Bozhoviq, duke shtuar se “nuk ka as fuqi t’u tregoj vajzave të tij se si ka luftuar për Kosovën, ndërsa sot ka mbetur pa punë.

Lexo po ashtu Ish gazetari serb në Kosovë thotë se ka hyrë në grevë urie, kërkon përkrahje nga shteti i Kosovës

Ai thotë se është anëtar i PDK-së, ndërsa më herët ka punuar edhe për Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës (AKI).

Bozhoviq ka paralajmëruar se nëse nuk i ofrohet një vend pune, do të bëjë vetëvrasje.

Lexo po ashtu Bozhoviq: Takimi me zyrtarët e MPB-së, i pasuksesshëm (Video)

Ish gazetari serb në Kosovë, në janar të këtij viti, kishte hyrë në grevë urie me arsyetimin e vetëm se ka mbetur pa punë dhe pa përkrahje nga shteti i Kosovës.

Më pastaj, shteti atij ia kishte gjetur një vend pune në Telekomin e Kosovës, i cili thotë se tanimë e kanë larguar pa paralajmërim.