Telegrafi

Gazetari rus shet medaljen e Çmimit Nobel – paratë do të shkojnë për refugjatët ukrainas

Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur Novaya Gazeta ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe për rreth 984 milionë euro.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dmitry Muratov tha se të gjitha paratë nga shitja e medaljes do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë.

Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.

Novaya Gazeta, pezulloi funksionimin e saj në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Lexo po ashtu Gazeta e tij njihet për raportimet kundër pushtetit rus, kush është gazetari Dimitri Muratov që fitoi Çmimin Nobel për Paqe?

Kjo erdhi pasi Moska tha se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “luftë” do të përballet me gjoba të rënda ose mbyllje. Kremlini e quan konfliktin një “operacion special ushtarak”.

Heritage Auctions, që ka kryer shitjen, nuk e ka zbuluar se kush fitoi ankandin për medaljen.

Në muajin prill, Muratov u sulmua me bojë të kuqe bashkë me aceton tretës në një tren në Rusi. Sulmuesi bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë.

Ai ishte në mesin e një grupi gazetarësh që themeluan Novaya Gazeta-n në vitin 1993 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/