Telegrafi

Gazetari rus dënohet pasi në televizion tha “luftime”, gjykata: Nuk jemi në luftë

Gazetari rus Timofej Jafremov, ndryshe zëvendëskryeredaktor i ueb-faqes Yakutia.info, akuzohet për diskreditimin e ushtrisë ruse.

Gjykata e akuzoi atë për komente që i bëri në një intervistë televizive të dhënë në kanalin Dozhd, kur foli për gratë në Yakutsk që protestuan kundër luftës në Ukrainë më 25 shtator, transmeton Telegrafi.

Gjykata vendosi që Efremov diskreditoi ushtrinë kur shqiptoi fjalinë: “Nuk do të dërgoni një grua në fushën e betejës”.

Gjykata i cilësoi komentet e Jafremovit si diskredituese për ushtrinë ruse kur tha: “nuk do ta dërgosh gruan në luftime”.

“Luftimet ndodhin vetëm në luftë, e duke marrë parasysh Rusia është duke kryer operacion të veçantë ushtarak, e jo luftë, Jefremov është dashur të përdor termin ‘linjë kontakti”, thuhet në vendimin zyrtar.

Gjykata e dënoi gazetarin me 30 mijë rubla, që i bie afro 479 euro. /Telegrafi/