Telegrafi

Gazetari i Kremlinit tregoi “aksidentalisht” armën ruse në Donbas, të nesërmen ukrainasit e lokalizuan dhe e hodhën në erë

Një gazetar i Kremlinit “aksidentalisht” ka zbuluar vendndodhjen e një arme që Rusia e konsiderohen të fuqishme, derisa ishte duke raportuar nga Donbasi.

Mjaftoi kaq që të nesërmen ushtria ukrainase ta lokalizojë dhe ta hedh në erë, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë që është filmuar me dron, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Aleksandr Kots, i cili me krenari po prezantonte 2S4 Tyulpan 240 mm – derisa po bënte propagandë nga Severodontesku.

Lexo po ashtu Gjenerali rus vritet nga ushtarët ukrainas, po pilotonte aeroplanin luftarak që ushtria e Kievit e rrëzoi

Arma është një lloj topi i kalibrit të madh që shkrep predha F864, në një rreze prej afro 10 kilometra.

Kots po raportonte para armës ruse – ku shihet nga kënde të ndryshme derisa ajo vazhdimisht shkrepte predhat.

Megjithatë Kievit nuk iu desh të kalojë më shumë se 24 orë, që ta lokalizojnë dhe ta hedhin në erë në një operacion të mirëorganizuar. /Telegrafi/