Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, e cila u zhvillua në fund të tetorit në Paris, është ende duke u përfolur në publikun botëror dhe sot një prej gazetarëve dha dorëheqjen nga vendi i tij në jurinë për përzgjedhjen e çmimit më prestigjioz në botën e futbollit.
Rodri fitoi Topin e Artë përpara Vinicius Junior, gjë që ngriti shumë pluhur, ndaj para ceremonisë vetë delegacioni i Real Madridit vendosi të mos marrë pjesë në të dhe thanë se ky çmim nuk ekziston më për ta.
Një nga gazetarët që nuk i dha asnjë pikë Viniciusit është finlandezi Juha Kanerva, i cili sot pranoi gabimin dhe dha dorëheqjen nga juria e Topit të Artë.
Kanerva vuajti shumë presion për shkak të mënyrës së votimit dhe siç e pranoi, ai e harroi plotësisht Vinicius Jr dhe bëri një “gabim teknik” gjatë votimit.
“Është gabimi im teknik. Po jap dorëheqjen nga vendi im në jurinë për Topin e Artë”, ka thënë shkurt Kanerva përmes rrjetit social Twitter.
🚨 Dimite Juha Kanerva, el periodista finés que se olvidó de Vini en el Balón de Oro https://t.co/OhwqVy845J #BallonDor
— MARCA (@marca) November 9, 2024
Kanerva ishte një nga tre gazetarët që nuk e përfshiu brazilianin në listën e lojtarëve të cilëve u japin pikë dhe të drejtë vote kanë gjithsej 99 gazetarë nga vende të botës.
Finlandezi i dha Rodrin maksimumin prej 15 pikëve, Haalandit 12 pikë, 10 pikë Belinghamit dhe 8 pikët tjera u dhanë për lojtarë tjerë, për shembull Ademola Lookman, të cilit finlandezi i dha dy pikë. /Telegrafi/