Site icon Telegrafi

Gazetari holandez i krimit Peter R de Vries vdes nga plagët, pas të shtënave në një atentat të ndodhur ditë më parë

Reporteri kryesor holandez i krimit, Peter R. de Vries, ka vdekur nga plagët e marra në një sulm me armë në shënjestër më parë këtë muaj në Amsterdam, tha familja e tij të enjten.

“Peter luftoi deri në fund, por ai nuk mund ta fitonte luftën”, ka thënë familja e tij në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Politikanët dhe kolegët iu përgjigjën lajmit me tronditje.

Ndryshe, 64-vjeçari u qëllua në mes të Amsterdamit dhe u plagos rëndë në 6 korrik.

De Vries ishte një reporter i njohur i krimit në Holandë dhe rregullisht dilte në gjykatë si zëdhënës i viktimave ose dëshmitarëve në gjykime.

Dhe të shtënat i janë atribuar gjerësisht krimit të organizuar në Holandë.

Lexo po ashtu Gazetari holandez i krimit Peter R. de Vries qëllohet me armë në Amsterdam – mediat sjellin detajet e ngjarjes

Siç ishte thënë, De Vries u qëllua disa herë në një rrugë të hapur pasi u largua nga një studio televizive, në një atentat.

Dy burra u arrestuan disa orë pas sulmit, një shtetas polak 35-vjeçar që jetonte në jug-lindje të Holandës dhe një 21-vjeçar nga Roterdami.

Njëri mendohet të ketë kryer të shtënat, megjithëse policia nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme.

Ka indikacione se të shtënat kishin të bënin me punën e de Vries.

De Vries ishte kërcënuar në të kaluarën, por kishte refuzuar mbrojtjen personale. /Telegrafi/

Exit mobile version