Telegrafi

Gazetari e pyet Jordi Alban për krahasimin Messi-Vinicius që po bëhet në Madrid, spanjolli përgjigjet në mënyrë brilante

Foto: Diario AS

Një nga lojtarët e pakët që po bën paraqitje të mira te Real Madridi është Viniciues Junior.

Braziliani ka marrë lëvdata shumë edhe nga trajneri Santiago Solari, por tifozët e Los Blancos kanë vendosur të kalojnë një nivel tjetër, së paku kështu raporton e përditshmja spanjolle, Sport.

Pas fitores së Barcelonës ndaj Eibarit, një nga lojtarët që u ndaloi të flas për gazetarët ishte Jordi Alba.

Alba duke festuar golin e Messit ndaj Celta Vigos (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Spanjolli fillimisht foli për ndeshjen dhe të ardhmen e tij, por është fundi i intervistës që vazhdon të komentohet ende.

Gazetari e pyeti mbrojtësin e skuadrës katalunase se çfarë mendon për krahasimet që po bëhen në Madrid, ku Vinicues Jr është duke u krahasuar me Lionel Messin, dhe përgjigjja e Albas ishte: “Natën e mirë”.

Vinicius Jr ndaj Real Betisit, një tjetër paraqitje e mirë nga braziliani (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Spanjolli është larguar pas kësaj pyetje pasi një krahasim i tillë aktualisht është i pakuptimtë dhe qesharak.

Kujtojmë se Messi me golin ndaj Eibarit vendosi rekord në La Liga, duke u parë lojtari i parë në kampionatin elitar spanjoll që arrin të shënojë 400 gola.

Në tetë paraqitjet e para në La Liga, ylli i ri i Realit ka shënuar një gol, askush nuk e konteston talentin e tij, por ai ka shumë punë para për të bërë dhe krahasimi i tij me pesë herë Topin e Artë është shumë i hershëm. /Telegrafi/