Ky është momenti kur një dhomë e mbushur me gazetarë nuk arrijnë ta fshehin gëzimin kur kolegu i tyre “anti-Putin”, për të cilin mendonin se është vrarë shfaqet shëndoshë e mirë gjatë një konference për media.
Arkady Babchenko habiti kolegët e tij të cilët filluan të festojnë dhe kërcejnë nga gëzimi në dhomën e lajmeve në Kiev, pasi 41-vjeçari u shfaq para masës pas as më të voglin lëndim në trup, transmeton Telegrafi.
Madje disa prej tyre nuk mund t’i ndalnin lotët e gëzimit, derisa pjesa tjetër shikonin të habitur kur e kuptuan se vdekja e tij ishte inskenuar për të zbuluar planin e rusëve për ta vrarë.
Babcehnko i cili më parë frikësohej se rusët mund ta vrasin, duke u kërkuar falje miqve dhe familjarëve të cilët filluan të mbajnë zi për të në konferencën për media, ku ishte e pranishme edhe gruaja e tij.
Të martën mbrëma, policia ukrainase në Kiev njoftuan se Babchenko një kritik i ashpër i Kremlinit është qëlluar disa herë në shpinë derisa po largohej nga apartamenti i tij, i cili është gjetur i mbuluar në gjak nga gruaja.
Ata madje kishin publikuar imazhet e “skenës së krimit”, ku trupi i tij ishte i mbuluar në gjak pas të “shtënave me armë”. Kiev menjëherë kishte reaguar duke akuzuar Rusinë për vrasjen e Babchenkos, derisa Kremlini ka mohuar kategorikisht akuzat.
Moska tani ka njoftuar se Ukraina ka shfrytëzuar Babchenkon si aparat propagandues. Këto dy vende kanë raporte të tensionuara që nga konflikti i armatosur në vitin 2014, ku Putin aneksoi Krimenë. /Telegrafi/