Telegrafi

Gazetarët kërcënohen me armë dhe qëllohen fizikisht derisa po raportonin nga terreni (Video)

Në qytetin Odessa të Ukrainës, gazetarët e televizionit ‘Channel7’ kanë qenë duke raportuar për një aksident trafiku, kur janë sulmuar nga tre persona.

Ekipi kanë qenë duke treguar për rastin që ka ndodhur afër zyrave të tyre, kur nga vetura që është parkuar në anën tjetër të rrugës kanë dalë dy nga sulmuesit, dhe i kanë qëlluar gazetarët me grushte.

Derisa këta të fundit vetëmbroheshin, një tjetër është afruar dhe i ka kërcënuar me armën e gjatë që e ka pasur në duar.

Nuk bëhen të ditura arsyet e këtij sulmi, që i ka lënë gazetarët me lëndime të lehta. /Telegrafi/