Telegrafi

Gazetarët e Bild-it gjerman sulmohen në Ukrainë nga të shtënat e rusëve – pamjet tregojnë momentin e frikshëm

Më 22 qershor, gazetarët e Bild-it gjerman u gjendën të rrezikuar nga të shtënat e rusëve në dalje nga Lysychansk (rajoni i Luhansk).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reporteri i Bild, Paul Ronzheimer, së bashku me fotografin Giorgos Moutafis dhe Vadym Moisenko, u vunë nën zjarr teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Lysychansk, i cili është rrethuar pothuajse plotësisht nga ushtria ruse.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Megjithatë, vetura e tyre ka pësuar një dëmtim, përkatësisht asaj i është thyer një xham.

“Sulmi tregon edhe një herë se ushtria ruse nuk bën dallime midis objektivave ushtarake dhe civile, por thjesht bombardon gjithçka”, ka thënë Ronzheimer. /Telegrafi/