Telegrafi

Gazetarët e BBC-së detyrohen të strehohen shkaku i sulmeve ruse në Ukrainë

Ky ishte momenti kur një ekipi i gazetarëve të BBC-së u detyruan të vraponin për t’u mbrojtur nga granatimet ruse në rajonin e Zaporizhzhia të Ukrainës.

Ekuipazhi po xhironte në një fshat në juglindje të vendit, jo shumë larg vijës së frontit.

Treshja shihet duke u shtrirë pran një muri teksa rusët bombardojnë disa objekte ukrainase.

Forca shtesë ukrainase janë vendosur në zonë gjatë javëve të fundit për të parandaluar avancimin e trupave ruse.

Ndryshe, Rusia nuk ka kursyer as gazetarët, ku deri më tani ka vrarë disa prej tyre në front të luftës. /Telegrafi/