Barack Obama ka ndërprerë konferencën të premten, kur njërës prej gazetareve që ishte e pranishme në sallën e konferencave në Shtëpinë e Bardhë i ra të fikët.
Incidenti ndodhi ndërkohë që Obama ishte duke folur për krizën e refugjatëve në Aleppo.
Në momentin që vuri re që diçka nuk shkonte me gazetaren që e kishte përballë, që ra në gjendje të fikëti, presidenti amerikan thirri mjekun e tij ta ndihmonte.
Pas pak minutash, Ronny Jackson erdhi në dhomë dhe konferenca vazhdoi.