Luis Suarez thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin me një pagë në vlerë prej 10 milionë euro në sezon pasi të shkëputet nga Barcelona.
Ashtu si Arturo Vidal që shkon drejt Interit, Suarezit i është thënë të gjejë një klub tjetër dhe është detyruar të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e ekipit të Ronald Koeman.
Ai po negocion për të përfunduar kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë me më pak se një vit të mbetur për të arritur në marrëveshje, megjithëse kishte një mundësi për të zgjatur deri në 2022.
Sipas gazetës spanjolle Marca, e ardhmja e Suarezit tashmë është vulosur, duke rënë dakord me Juventusin për një kontratë dy-vjeçare plus një mundësi për një sezon tjetër të tretë.
Mediumi spanjoll zbulon se paga e lojtarit është vendosur të jetë me vlerë 10 milionë euro neto në vit, që është pak më pak sesa që ai fiton te Barcelona.
🚨🚨Luis Suárez, a un paso de la Juve; acuerdo cerrado con el club 👀 https://t.co/YMkZx34kt2 informa @Luis_F_Rojo
— MARCA (@marca) September 5, 2020
Blaugranët janë të zënë duke përgatitur skuadrën e tyre nën trajnerin e ri Koeman dhe mund të ndjekin një rrugë të ngjashme me atë të vendosur nga shitja e Ivan Rakitic në Sevilla.
Ai u lejua të largohej për një çmim minimal prej 1.5 milion eurosh drejt Andaluzisë.
Ka probleme të tjera për Suarez, veçanërisht mungesa e një pasaporte të BE, që do të thotë se ai do të duhet të marrë një vend ektra-komunitar në skuadër.
La Gazzetta dello Sport pretendon se Juventusi ka organizuar mësime për uruguaianin, pasi ai duhet të marrë një test të gjuhës italiane javën e ardhshme në Barcelona për të kaluar pengesën e parë drejt një pasaporte italiane.
Gruaja e Suarez, Sofia është vajza e një burri që emigroi nga rajoni Friuli i Italisë në Montevideo. /Telegrafi/