E ardhmja e Antoine Griezmann është shumë afër që të sqarohet dhe rrugët e drejtojnë drejt Camp Nout.
Barcelona dhe Atletico Madridi raportohet se kanë filluar negociatat pak ditë më parë rreth një transferimi të francezit.
Gazeta e përditshme sportive franceze, “L’Equipe”, javën e kaluar thuhet se kanë pasur një takim mes përfaqësuesve të të dyja klubeve për të shqyrtuar operacionin Griezmann, ku klauzola është ulur nga 200 në 120 milionë euro.
Sipas gazetës franceze , Griezmann do të nënshkruajë për pesë sezone dhe do të fitojë 17 milionë euro në vit, një shifër më e ulët se ajo që ka marrë te madrilenët.
Kujtojmë se futbollisti disa javë më parë kishte thënë se në fillim të korrikut do të zbulonte misterin për të ardhmen e tij.
Ndryshe, Barcelona mund ta risjell në radhët e veta edhe sulmuesin brazilian të PSG-së, Neymar. /Telegrafi/