Telegrafi

Gavit nuk i intereson për transferimet e Real Madridit, veçanërisht atë të Bellingham

Barcelona ka qenë e qetë në frontin e transferimeve gjatë javëve të fundit, me Real Madridin që ka bërë lëvizje të rëndësishme teksa kërkon të rifitojë titullin e La Ligas që humbi gjatë sezonit 2022/23.

Fran Garcia dhe Brahim Diaz u rikthyen të dy në klub nga Rayo Vallecano dhe Milani respektivisht, ndërsa nënshkrimi i madh i Jude Bellingham u konfirmua gjithashtu javën e kaluar.

Përkundër kësaj, Gavi ka thënë se ai nuk është veçanërisht i interesuar për biznesin e transferimeve të Real Madridit, duke deklaruar se ai dhe shokët e tij do të tentoje t’i fitojnë përsëri sezonin e ardhshëm në të gjitha garat.

“Barça nuk është në momentin e saj më të mirë ekonomik tani, por shumë të rinj, shumë të fortë kanë dalë nga akademia dhe ne kemi një ekip të madh”, ka thënë fillimisht Gavi për Mundo Deportivo.

“Real Madridi mund të nënshkruajë me kë të dojë, absolutisht nuk më intereson. Ne kemi lojtarët tanë dhe gjithmonë do të shkojmë drejt vdekjes (për të fituar)”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Barcelona pritet të jetë aktive në tregun e transferimeve këtë verë dhe ata do të shpresojnë për lëvizjen e tyre në javët e ardhshme, pasi skuadra e Xavi Hernandez duket të luftojë në të gjitha frontet në sezonin 2023/24. /Telegrafi/