Site icon Telegrafi

Gattuso i zemëruar pas humbjes nga Barcelona: I dominuam, më dhemb sepse pranuam gola nga episode të caktuara

Gennaro Gattuso është ndarë i zemëruar dhe ndjen keqardhje pas humbjes së Napolit nga Barcelona me rezultat 3-1.

Barcelona fitoi 3-1 në Camp Nou ndaj Napolit në ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe kaloi në çerekfinale me një rezultat të përgjithshëm 4-2.

Megjithatë, kjo humbje ka bërë që Gattuso të ndjej keqardhje, pasi sipas tij ekipi i tij luajti më mirë dhe u desh ta dënonte Barcelonën në fillim të takimit.

Lexo po ashtu Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Kam shumë keqardhje. Ne u zhdukëm për gjysmë ore dhe pranuam tre gola të pabesueshëm. Unë jam i inatosur që pranuam nga episode të caktuara”, ka thënë fillimisht Gattuso pas ndeshjes.

“Pashë një ekip që gjithashtu e vuri Barcelonën nën presion të madh. Duhet të kishim shënuar dy gola herët, por përkundrazi pranuam. Më zemëron të pranoj një gol nga një lojë e caktuar. Më çmend”.

“Ne nuk kishim qëndrueshmëri të mjaftueshme, edhe pse filluam mirë dhe mund të kishim shënuar në minutat e para të ndeshjes”.

Lexo po ashtu Setien: Fitore e merituar, ndeshje e vështirë ndaj Bayernit

“Lojtarët e mi janë të fortë, por për t’u bërë edhe më të mirë ata duhet të përmirësohen në qëndrimin e tyre”.

“Unë jam i zhgënjyer. Besoj se mund të kishim bërë më mirë”, përfundoi trajneri i Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version