Atalanta është njëra nga skuadrat që ka bërë futbollin më të bukur këtë edicion në Serie A. Skuadra nga Bergamo ka sulmin më të mirë në Serie A dhe aktualisht zë pozitën e katërt në tabelë, dy xhiro para fundit të Serie A.
Atalanta ndeshjen e parafundit e luan në udhëtim te Juventusi dhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pret ndershmëri nga Zonja e Vjetër.
“Ende nuk kam bërë ndonjë llogaritje se si të shkojmë në Ligën e Kampionëve, por duhet t’i marrim dy fitore”, është shprehur Gattuso duke shtuar se pret që Juve të luajë drejt dhe ndershëm në përballje me zikaltrtit.
“Besoj në mirëbesim dhe pres që Juventusi të luajë drejt, ekipet duhet të angazhohen dhe të luajnë me seriozitet”, ka thënë Gattuso.
Milani të dielën luan në shtëpi ndaj Frosinones, skuadër që tanimë ka rënë nga Serie A. /Telegrafi/