Telegrafi

Gattuso: Higuain shumë i vjetër për Chelsean

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka hedhur poshtë idenë e Gonzalo Higuainit drejt Chelseat.

Raprotimet në mediat italiane konstatojnë se Higuain është një cak për Blutë.

Megjithatë, një marrëveshje shkëmbimi e propozuar me Moratan duket se nuk mund të ndodhë pasi vet Gattuso nuk beson se Higuain është në gjendje të luajë në Ligën Premier.

“Nuk e di për një shkëmbim të mundshëm”.

“Higuain është duke kaluar në moment të vështirë, ashtu si gjithë ekipi, por e vlerësoj lart”.

Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images

“Nuk kam dyshime për të. Ne kemi vënë në lojë lojtarë që janë në dispozicion që të japin maksimumin gjithmonë”.

“Tani ëpr tani ne po vuajmë me mesfushorët tanë, të cilët po mbulojnë fushën, por po dështojnë që të vënë topin përpara, ky është problemi jonë dhe jo Higuaini”.

“Ne po e mbajmë Higuainin dhe në vitet e fundit nuk mbaj mend që Chelsea ka blerë lojtarë në moshën 30 ose 31 vjeçare”, u shpreh Gattuso.

/Telegrafi/