Gennaro Gattuso i Milanit dhe Luciano Spalletti i Interit kanë publikuar listën e futbollistëve që i kanë ftuar për ndeshjen derbi të së dielës në Serie A.
Milani dhe Interi do të ndeshen mes vete në Derbyn della Madonninan e dytë të këtij sezoni në Serie A.
Kjo ndeshje derbi është e dytë në këtë sezon në Serie A, ku të parën e fituan Nerazzurët me rezultat 3-2, ndërsa Rossonerët e eliminuan Interin në Kupën e Italisë në çerekfinale.
Rossonerët janë në formë të lartë që nga fillimi i 2018-tës dhe duan ta vazhdojnë këtë formë dhe serinë e fitoreve edhe ndaj Interit.
Në anën tjetër, Nerazzurët janë larg formës së fillimit të sezonit dhe duan të gjejnë besimin pikërisht me rezultat pozitiv në derbi.
Te Milani për këtë ndeshje do të ketë mungesa si ajo e Ignazio Abate dhe Luca Antonelli, ndërsa Interi është i kompletuar, por me Borja Valeron në gjendje jo të mirë.
Ky takim fillon të dielën nga ora 20:45 dhe zhvillohet në San Siro.
Skuadra e Milanit ndaj Interit:
Portierët: A Donnarumma, G Donnarumma, Storari;
Mbrojtësit: Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata;
Mesfushorët: Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Locatelli, Kessie, Mauri, Montolivo;
Sulmuesit: Borini, Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso
Skuadra e Interit ndaj Milanit:
Portierët: Handanovic, Padelli, Pissardo;
Mbrojtësit: Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar;
Mesfushorët: Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Emmers, Brozovic;
Sulmuesit: Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva
/Telegrafi/