Telegrafi

Gattuso: Barcelona nuk është vetëm Messi, kam respekt për punën e Setien

Napoli do të mirëpresë Barcelonën në San Paolo të martën në ndeshjen e parë të eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve.

Gennaro Gattuso ka folur për ndeshjen, duke thënë se klubi italian nuk do të përballet vetëm me Lionel Messi, por me tërë skuadrën e Barcelonës.

“Ne po luajmë kundër Barcelonës, ​​jo vetëm ndaj Messit”.

“Ai ka qenë lojtari më i madh për shumë vite dhe ai bën gjëra që kam parë vetëm në PlayStation”.

“Sidoqoftë, do të jem i kënaqur nëse shohim Napolin që luan me kokën lart, pa u ndier inferior”, ka thënë Gattusso.

Trajneri italian ka pasur fjalë të mira për trajnerin e ri t Barcelonës, Quique Setien.

“Me Setien, unë jam duke parë një Barcelonë që jemi mësuar gjatë viteve të fundit. Më pëlqen sesi Setien e sheh futbollin”.

“Ai pëlqen të luajë, por ai mbron me fokus, unë e respektoj punën e tij”, deklaroi ai. /Telegrafi/