Site icon Telegrafi

Gati 200 ukrainas të vrarë deri më tani në Ukrainë

Agjencia e lajmeve reuters shkruan se 198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i pushtimit rus.

Ky informacion u raportua fillimisht nga Interfax, duke cituar ministrin ukrainas të shëndetësisë Viktor Lyashko.

Ai tha se 1,115 njerëz janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë. Ishte e paqartë nëse i referohej vetëm viktimave civile, raporton theguardian.

Lexo po ashtu Dhjetëra të plagosur në Kiev - Klitschko jep detaje rreth luftimeve të mbrëmjes së kaluar

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën vetëm gjatë përleshjeve të fundit në kryeqytet.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por ka frikë se grupet diversante ruse janë aktive. /Telegrafi/

Exit mobile version