Telegrafi

Gasperini: Vetëm Juventusi dhe Interi mund të flasin për titull

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se vetëm Juventusi dhe Interi mund të flasin për titull. 

dy Atalanta dhe Lazio që impresionuan në sezonin 2019-20,  do të përballen  e mes vete, si pretendent, pasi sezonin e shkuar e mbyllën në pozitat tre dhe katër.

Gasperini, i cili ndihmoi Atalanta të arrijë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, tha që ekipi i tij do ta bëjë më të mirën për të rivalizuar me gjigantët e Serie A.

“Unë nuk diskutoj se çfarë mendojnë të tjerët, e rëndësishme është që konceptet e mia nuk kanë ndryshuar”.

“Sot, vetëm Juventusi dhe Interi mund të flasin për Scudetto, ndoshta edhe Napoli. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, por e rëndësishme është që konceptet të jenë të qarta”, ka thënë fillimisht ai.

Për ndeshjen me Lazion ai tha se Simone Inzaghi ka ekip të mirë dhe se pret sfidë të fortë në Olympico.

“Është një ndeshje emocionuese për shkak të asaj që është bërë në vitet e fundit. Vlen sa një ndeshje në fund të sezonit”.

“Të dy ekipet do të bëjnë çmos për të fituar. Çdo ndeshje është e ndryshme, ajo që nuk do të ndryshojë është fryma e ekipit”.

“Është një ekip ekuilibrash në të gjitha departamentet dhe vlera e shtuar jepet nga sulmuesit si [Ciro] Immobile dhe [Joaquin] Correa, por edhe [Sergej] Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto”, ka thënë Gasperini. /Telegrafi/