Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka folur pas humbjes 2-0 nga Interi, por ka thënë se Mauro Icardi bëri diferencën me dy golat e tij.
Tekniku italian u shpreh i lumtur me paraqitjen dhe edhe një herë foli për faktin se krahasimet me sezonin e kaluar duhet të përfundojnë.
“Çka e bëri diferencën? Icardi!”, ka thënë Gasp për Mediaset Premium.
“E dinim se Interi kishte shumë burime për të shënuar dhe kjo e bëri diferencën. Qëndruam në lojë deri në fund dhe në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, por ne duhet t’i shfrytëzojmë rastet ndryshe gjërat do të vështirësohen”.
“Duke konsideruar potencialin tonë, kemi arritur të bëjmë një numër të mirë të pikëve dhe paraqitjeve. Ky sezon ndryshon nga ai i kaluari, kemi objektiva dhe detyra tjera”.
“Kemi ndryshuar 50 per qind të skuadrës, pra krahasimet me sezonin e kaluar nuk janë të drejta. Edhe kundërshtarët kanë ndryshuar, mos harroni Interi përfundoi 10 pikë pas nesh”, ka shtuar Gasperini.
Etrit Berisha në këtë takim bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ia mohuar Icardit dy gola tjerë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jhcc1bNPV8A