Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë se ka pasur lajthitje sa i përket raportimeve për liberalizimin e vizave të Kosovës, duke shtuar se raporti i raportueses europiane Tanja Fajon ka kaluar dhe ky raport thotë se Kosova duhet të ecë përpara.
Gashi në “RrokumRoll” ka thënë se tash mbeten dy probleme, krimi dhe korrupsioni, si dhe Demarkacioni.
Ai ka shtuar se tash edhe raporti për Kosovën në Parlamentin Europian duhet me pas edhe punë individuale sa i përket kësaj pike me deputetët e PE-së, derisa në vendimin tjetër, sipas tij, duhet punë me qeveritë e vendeve përkatëse.
https://www.youtube.com/watch?v=W59dOs_8nOk