Ministri Gashi takoi xhudistët pas suksesit në Abu Dhabi, rikonfirmoi mbështetjen e MKRS-së për xhudon
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi si dhe trajnerin Driton Kuka, njëherësh Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në xhudo.
Ministri Gashi i ka uruar xhudistet dhe trajnerin Kuka për prezantimin e suksesshëm të xhudos së Kosovës në Grand Slam-in i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri 29 tetor.
Ministri u shpreh se xhudistet bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ministri Gashi theksoi se MKRS-ja do ta mbështesë edhe më tutje dhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme.
Xhudistet e trajneri Kuka e falënderuan ministrin për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar që ta përkrahë sportin e xhudos në të ardhmen.