Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i është përgjigjur ministrit Glauk Konjufca, duke i thënë se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, por në atë kohë sipas tij është bërë riformatim i Qeverisë.
Këtë deklaratë Gashi i bëri, duke iu përgjigjur ministrit Konjufca i cili pyeti LDK-në se ku ishte kur Thaçi ua shkarkoi ministren Nekibe Kelmendi
Gashi tha më tej se në riformatimin e Qeverisë janë largu tre ministra, Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiraj.
Deputeti i LDK-së tha se kryeministri Kurti do të duhej të konsultohej me kryetarin e LDK-së, para se ta shkarkonte ministrin Agim Veliu.