Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi, ka mohuar akuzat se ka sharë dhe ofenduar deputetin e LVV-së dhe këshilltarin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Gashi u akuza nga kryeparlamentari Konjufca për kërcënime, sharje e ofendime ndaj stafit të tij rreth deklaratave për komenpsim të shpenzimeve për deputetë.
“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se kryetari i Kuvendit kishte marrë me veti shefin e kabinetit, i cili ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të veta. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent, dhe kryetari nuk pranoj një gjë të tillë. Shefi i kabinetit përveç që ka thënë të pavërteta, ka përdorë të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigroj deputet të caktuar të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se kryetari Konjufca duhet të jetë në krye të detyrave të tij, e jo të aktivizoj shefin e kabinetit të tij.
“Nuk e kam prek me dorë, kam pas distancë me të. Nuk është e vërtetë. Kryetari duhet të jetë në krye të detyrave të tij, e jo të aktivizoj shefin e kabinetit të tij që të keqpërdor informacione të pasakta në dëm të deputetëve”, tha Gashi.
Gashi theksoi se se shpenzimet i ka marrë vetëm në mandatin e parë si deputet dhe se që katër mandate nuk merr shpenzime për udhëtim. /Telegrafi/