Site icon Telegrafi

Gashi kërkon nga deputetët ta përkrahin rrëzimin e Qeverisë, thotë se Kurti po lufton me presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka paraqitur para deputetëve tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë duke luftuar në mes vete.

“Pas në periudhe të gjatë mosveprimi për heqjen e taksës pas kërkesës së gjatë të SHBA-ve, dhe në kohën kur vendi ka nevojë për unitet të brendshëm në këtë kohë pandemie, Kurti vendosi ti jap fund marrëveshjes qeverisëse me LDK ku shkarkoi ministrin e punëve të brendshme pa konsultime me partnerin e koalicionit”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu E gjitha që ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovë, u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Gashi ka shtuar se në këtë betejë në mes kryeministrit dhe presidentit, Kurti i shtyrë edhe nga paranoja apo frika ka vendosur ta rrënojë bazën e qeverisë së tij duke hequr dorë në mënyrë indirekte nga qeverisja.

“Presidenti dhe kryeministri kanë zgjedhur të luftojnë njëri-tjetrin në këtë kohë pandemie. Kjo qeveri u quajt edhe qeveri e shpresës sepse u besua që energjia e dy partive tona do të punojë për të mirën e qytetarëve . Në këtë luftë kryeministri ka vendosur që të shkelë marrëveshjen për koalicionin duke shkarkuar ministrin Veliu”, ka thënë Gashi.

Gashi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të përkrahin këtë mocion të mosbesimit. /Telegrafi/

Exit mobile version