Telegrafi

Gary Neville emëron treshen e Unitedit që Solskjaer nuk u beson më

Gary Neville beson se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk u beson tre lojtarëve të mesfushës së tij pas humbjes së tyre ndaj Liverpoolit.

Trajneri norvegjez vendosi të emërojë një formacion të pandryshuar kundër Liverpoolit nga ai që bëri një fitore të bujshme të rikthimit 3-2 kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, United pësoi katër gola qysh në pjesë të parë, duke ndikuar kështu në disponimin e lojtarëve.

Lexo po ashtu Tifozi i Manchester United siguroi fanellën e Friminos edhe pse skuadra e tij u mposht 5-0 në Old Trafford

Solskjaer zgjodhi të startojë me Scott McTominay së bashku me Fred në mesfushë, me Bruno Fernandes, Greenwood dhe Marcus Rashford që luanin pas Cristiano Ronaldos.

Duke folur pas mposhtjes 5-0 ndaj Liverpoolit, Neville sugjeroi që trajneri i United i beson më shumë McTominayt dhe Fredit.

Por, legjenda e United pretendoi se kjo do të thotë se Solskjaer nuk i beson Pogbas, Donny van de Beek apo Nemanja Matic.

Lexo po ashtu Ole Gunnar Solskjaer po i bënë valixhet gati, do të shkarkohet nga Unitedi

“Ne e dimë se çfarë i japin Fred dhe McTominay, Ole u beson atyre”, ka thënë Neville në Sky Sports.

“Kjo do të thotë se ai nuk i beson Paul Pogbas, Van de Beek apo Matiçit, i cili luajti në Leicester [City] javën e kaluar”.

“Ai ende kthehet në ata dy që kanë qenë më të besueshmit për të gjatë dy ose tre viteve të fundit. E vetmja gjë që do të thosha është padyshim me gjithë atë talent në bankinë që nëse nuk fiton me këta të dy në mesfushë, atëherë ku do të shkosh atje?”.

Lexo po ashtu Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United - por italiani ka ende disa rezerva

“Ata ishin 2-1 duke humbur ndeshjen tjetër kur McTominay u largua nga fusha dhe Pogba hyri në lojë, kështu që ata ende pranuan raste”.

“Më pëlqejnë McTominay dhe Fred, thjesht mendoj se ata janë të kufizuar në aspektin e asaj që mund t’i ofrojnë Manchester Unitedit për t’u rikthyer aty ku duhet të jenë, por kjo ka nevojë për një urë lidhëse për ndeshjen e sotme”.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand u dërgua në klinikën emergjente gjatë humbjes së United ndaj Liverpoolit

“Mendoj se në një afat më të gjatë, Ole do të duhet të provojë se ai mund të startojë me Van de Beek, Pogba, [Jadon] Sancho, në fushë në të njëjtën kohë dhe të menaxhojë këta lojtarë të talentuar të klasit botëror që ai ka nënshkruar”, ka shtuar më tej ai

United tani është në vendin e shtatë në tabelën e Ligës Premier dhe ka tetë pikë larg liderit të ligës Chelseat. /Telegrafi/