Telegrafi

Garë e nxehtë për titull edhe pas javës së 29-të, renditja tabelare në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar edhe java e 29-të në Superligën e Kosovës, aty ku nuk kishte ndonjë befasi të madhe.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Gjilanit dhe Llapit, me këta të fundit që fituan në udhëtim me rezultat 2-0.

Fitore të madhe në këtë rreth mori edhe lideri e kampioni në fuqi Drita, që mposhti në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0.

Një triumf po aq të madh në garë për titull e mori edhe Ballkani që arriti në Drenas të dalë fitimtar përballë Feronikelit, 2-0.

Drenica ka bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë, pasi mposhti Besën me rezultat të ngushtë 2-1. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore