Spektakli i të hënës mbrëma në Big Brother VIP Kosova, krahas emocioneve dhe situatave të ndryshme, ka ofruar edhe një garë të madhe në listën e të nominuarve të javës.
Automatikisht në nominim ka shkuar Juliana Nura për shkak të shkeljes së rregullave të ‘Vëllait të Madh’.
Më pas, u nominua Arkimed Lushaj-Stresi, i cili ishte i pari që e kapi telefonin, mirëpo kësaj radhe lajmi nuk ishte i këndshëm.
Në vijim, në nominim ka shkuar edhe Mbresa, duke qenë se e shpërfilli sfidën e kapitenit, ku Juliana doli fituese.
Dhe në fund, pas nominimeve nga konkurrentët, në garë me ta janë përfshirë edhe: Melisa Lleshi, Artan Thaçi dhe Vedat Bajrami. /Telegrafi/