Telegrafi

Garë atraktive në karting: Ja rezultatet

Në Mitrovicë është zhvilluar gara e kartingut, e organizuar nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.

Në kushte jo shumë të përshtatshme, për shkak të motit me shi, pjesëmarrësit kanë treguar maturi, por edhe rezultate të mira.

FASK-u, në bashkëpunim edhe me asistimin e një pjese të stafit ndërkombëtar, i kishte marrë të gjitha masat që gara të përfundojë në mënyrën më të mirë, sidomos në aspektin e sigurisë, duke marrë parasysh se shumica e garuesve ishin shumë të rinj dhe në garë u paraqitën për herë parë.

“Ashtu siç edhe kishim pritur, doli që organizimi i një gare në karting të jetë mjaft i vështirë. Megjithatë, ne e kemi marrë përgjegjësinë që këtyre të rinjve t’u krijojmë siguri. Jam i kënaqur me organizimin, disiplinën dhe mënyrën se si u zhvillua gara”, është shprehur kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

E veçanta e garës ishte fakti se morën pjesë garues prej moshave më të reja e deri tek seniorët.

Rezultatet:

Kategoria e parë:
1. Lidra Haxhihasani
2. Erik Qubreli

Kategoria e dytë:
1. Dren Mariqi
2. Besnik Kameri
3. Eris Mariqi

Kategoria e tretë :
1. Erina Qubreli
2. Behram Rama

Kategoria e katërt:
1. Artan Hysenaj
2. Diar Neziri

Kategoria e pestë:
1. Ilaz Makolli
2. Valon Ademi
3. Erdall Duraku

Kategoria e gjashtë:
1. Liri Kalenderi
2. Amar Mitrovica

Konkurrenca ekipore:
1. Trepça
2. Peja
3. Prizreni

/Telegrafi/