Telegrafi

Garazhi që transportohej me kamion bie në një urë në Kiev, kamera e vendosur në një veturë kap momentin

Në Kiev të Ukrainës, një kamerë e vendosur brenda një veture në lëvizje, ka kapur momentin kur një garazh që ishte vendosur mbi një kamion dhe po transportohej bie në mes të rrugës.

Bëhet fjalë për urën e Dnipros, nëpër të cilën p0 një kamion që kishte të ngarkuar një garazh që po transportohej diku tjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në një moment derisa po lëvizte kamioni nëpër urë, garazhi bie në rrugë.

Nuk dihet nëse ishin erërat e forta apo pakujdesia e shoferit, që bëri që garazhi të bie nga kamioni.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse identiteti i shoferit nuk është zbuluar. /Telegrafi/