Telegrafi

Garat në automobilizëm: Krasniqi, një hap pranë titullit (Foto)

Valdet Krasniqi është fituesi i garës së shtatë malore në automobilizëm, për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës.

Në garën që u zhvillua në Zym, Krasniqi i Prishtina PRT triumfoi me kohën 3:25.750 minuta, duke arritur në cak për 5.525 sekonda para rivalit të tij kryesor, Liridon Kalenderit të AK Prizreni D&G.

“Jam i kënaqur me rezultatin e arritur, jo pse jam renditur në pozitën e parë, por për faktin se qëllimi im në këtë kampionat ka qenë që në çdo shteg të përmirësojmë kohën që e kemi arritur më parë. Këtë synim e kemi realizuar. Përveç kësaj, ne duhet të përqendrohemi maksimalisht dhe të përgatitemi për gara ndërkombëtare, pjesë e të cilave do të jemi që nga viti i ardhshëm. Para pak ditësh ishim në Buzet, ku arritëm rezultate mjaft të mira, me çka dëshmuam se e meritojmë të garojmë të barabartë me automobilistët e vendeve tjera”, është shprehur Krasniqi.

Rezultat mjaft të mirë në kategorinë e pestë (pozita e tretë) ka pasur edhe Naim Dashaj i Prishtina PRT, për të cilin duhet theksuar se për çdo garë (pothuaj në çdo dy javë) udhëton nga Stokholmi i Suedisë vetëm për të marrë pjesë në gara.

Në kategoritë tjera rezultatet kanë qenë kryesisht të pritura, pasi Bekim Kovaçi, Alban Berisha, Përparim Dushi, Arbnor Musliu dhe Bardhyl Canolli i kanë shënuar fitoret e radhës.

Gara e fundit në disiplinën malore do të zhvillohet në Grashticë, ndërsa para saj, më 18 tetor, në Prishtinë (në Rrugën B) në program është gara e disiplinës rrethore.

Rezultatet:

Kategoria e parë:
1. Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 4:11.144
2. Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +13.860
3. Afrim Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) +17.810

Kategoria e dytë:
1. Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3:58.577
2. Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prishtina RCP) +01.693
3. Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +04.650

Kategoria e tretë:
1. Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 3:36.437
2. Besim Thaçi (Yugo – Prizreni) +18.801
3. Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +23.685

Kategoria e katërt:
1. Arbnor Musliu (Opel Astra – Prishtina RCP) 3:39.659
2. Bekim Kadria (Opel – Gjakova 137) +10.662
3. Leonit Thaqi (Seat Ibiza – Gjakova 137) +15.204

Kategoria e pestë:
1. Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 3:25.750
2. Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +5.525
3. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) +8.055

Kategoria e gjashtë:
1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:31.578
2. Xhemshit Hasani (Opel – Prishtina RCP) +07.744
3. Besfort Hana (Opel – Gjakova 137) +11.829

Plasmani i përgjithshëm:
1. Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 3:25.750
2. Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +5.525
3. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:31.578

Renditja në konkurrencën e klubeve:
1. Prishtina PRT
2. Prizreni D&G
3. Prishtina RCP

/Telegrafi/