Në Angli organizohet një garë e pazakontë, ku mund të thyhesh qafën për një copë djathë. Quhet “gara e djathit”, dhe të gjithë garuesit vrapojnë nga maja e një kodre deri në fund të saj, për të kapur një copë djathë.
Thuhet që ky sport është bërë edhe nga romakët dhe se strategjitë e garës janë të ndryshme.
Mirëpo nëse arrini poshtë kodrës, ju pret një lojtar rugby.
“Të vraposh poshtë një kodre për një copë djathi. Thuhet që edhe romakët e kanë bërë atë. Strategjitë e garës janë të ndryshme. I pari është ai që vrapon më shpejt, ata që rrokullisen, valltarët dhe ata që kanë pakëz frikë. Me të arritur poshtë të ndal një lojtar rugby. Brinjët e thyer dhe tronditjet janë pjesë e garës”, shpjegohet në një video nga DW.
Mirëpo, pse e gjitha kjo?
Sipas organizatores Saraf Stevens, ekziston një teori romantike, ku burrat ia nisin vrapin teposhtë që të gjejnë gruan e tyre të ardhshme. “Por kush do të martohej me dikë me dorë apo këmbë të thyer? Në fund të garës të gjithë janë fitues. Sekreti është të mos vdesësh gjatë garës”, tha ajo.
Ndiqni videon më poshtë për të kuptuar këtë traditë të çuditshme djathi. /Telegrafi/ DW/