Site icon Telegrafi

Gara ilegale, shoferi gjobitet me 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” edhe një herë ka identifikuar kundërvajtësit.

Në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale u identifikua shoferi që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë.

I njëjti është gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar policia.

Më 3 prill hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version