Telegrafi

Gara e parë ndërkombëtare në rrëshqitjen artistike në Maqedoni

Në VIP Patinazhin në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup sot vazhdon gara e parë nacionale dhe ndërkombëtare në rrëshqitjen artistike në Maqedoni “Skopje on Ice 2017”, përcjell Telegrafi Maqedpni.

Sot do të mbahen garat në kategorinë kadetë B, të rinjtë, juniorë dhe seniorë dhe kadetë C, ndërsa dje janë mbajtur garat në kategorinë – të rinjtë, interpretimet B dhe interpretimet C dhe A.

Gara ka karakter nacional, por edhe ndërkombëtar dhe në të marrin pjesë sportistë në shumë kategori, gjegjësisht në kategoritë e njohura ndërkombëtare: të rinjtë, juniorë, seniorë, si dhe në kategoritë në garues më të rinj – kadetë C dhe B dhe në kategoritë interpretuese në pajtim me moshën e garuesve.

Në këtë garë përveç garuesve vendorë, marrin pjesë garues edhe nga Serbia, Sllovenia, Greqia dhe Suedia./Telegrafi/