Evenimentet e ndryshme artistike nuk mund të kalojnë pa i kushtuar vëmendje dukjes së bukurosheve pjesëmarrëse.
Kështu ka ndodhur edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy që u zhvillua të dielën mbrëma në Microsoft Theater të Los Angelesit.
Të gjithë sytë dhe fokusi i fotoreporterëve ishte te parakalimi i yjeve të njohura në tepihun e kuq, për të shikuar përzgjedhjet dhe dukjet e tyre.
Ndërsa më së shumti vëmendje kanë marrë Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore.
Këto ishin bukuroshet që ‘vodhën spektaklin’ me dukjet e tyre, ndërkohë që edhe motra e Kim, Kendall Jenner është vlerësuar për veshjen e saj. /Telegrafi/