Site icon Telegrafi

Ganiu i drejtohet Santianës: Nëna ime të ka bërë shumë të fala që e ke ofenduar e sharë

Gani Gërmia i ka përshëndetur banorët pasi është shfaqur në studio gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë).

Ai ka dhënë nga një mesazh për secilin, teksa ka analizuar situatat që kanë ndodhur këtë kohë, e më parë.

I njëjti tha se për Santiana Malokun ka të fala nga e ëma, pasi e kishte ofenduar e sharë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Për dallim prej banorëve të tjerë për ty e kam një mesazh më ndryshe, unë gjithmonë e kam përshëndetur nënën tënde, me fjalë të mëdha për punën e vështirë që ka bërë, ndërsa nëna ime të ka bërë të fala shumë që e ke ofenduar që e ke sharë, aq më keq u ndje që e ka sharë një femër”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Gani Gërmia rikthehet në studio, i lëshon direkt një 'thumb' Anita Muçaj - Haradinajt

Bukuroshja gjakovare në anën tjetër mbeti e habitur, duke mos qenë në dijeni për ato që kishte deklaruar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë nuk po di kur i kam sharë robtë e tu, unë prej teje nuk harroj. Nuk e di që të kam sharë me nënë. Atë që e kam pasur e kam thënë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version