Telegrafi

Ganimete Musliu “lidh paqe” me deputetët e Vetëvendosjes (Video)

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është parë shumë e afërt me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndonëse shumë shpesh adreson kritika të ashpra ndaj tyre, Musliu siç duket sot ka vendosur të lidh “paqe” me ta.

Pasi që është kryer pjesa e parë e seancës, Musliu është parë tek bënte muhabet me deputetët Rexhep Selimi, Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiun.

Si duket muhabeti ishte shumë i përzemërt pasi që të katërtit ia plasën të qeshurave teksa Musliu u tregonte diçka me duar.

Ajo madje ka ironizuar në momentin kur ka parë se mediat ishin duke e xhiruar.

“Çfarë po bisedon Ganimete Musliu me deputetët e Vetëvendosjes. Paqe, paqe e kena ngritë flamurin”, ka thënë duke qeshur Musliu, duke shtuar se “ata nuk merren me tjetër gjë”, duke aluduar tek mediat. /Telegrafi/